Aktualitet

PS shkel heshtjen zgjedhore, miting në Divjakë – Pamjet që filmoi Elsa Bita














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 24/04/21 |
mapo.al

Aktivistja e PD në Divjakë, Elsa Bita u dhunua sot nga militantë të PS dhe shefi i komisariatit të policisë, Altin Shehu. 






Ajo filmoi takimin elektoral të socialistëve në një lokal pranë rrugës, ndonëse vendi është në heshtje zgjedhore, në prag të votimeve të së dielës.


Pamjet e plota të takimit të socialistëve, më shumë se 8 minuta, dhe momenti kur sulmohet Elsa Bita, janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e Facebook.







Teksa po filmonte me telefonin celular, drejt Bitës vërsulen mbështetës të PS, mes të cilëve edhe shefi i policisë, Shehu, siç duket edhe në këtë video, në sekondat e fundit të saj.



Elsa Bita pëson fraktura në krahun e majtë dhe ndodhet në spital.



Më herët, Gazeta MAPO publikoi pamje ekskluzive kur Elsa Bita sulmohet dhe goditet nga zyrtari i policisë dhe simpatizantët e PS. Në Divjakë u regjistrua kështu incidenti i radhës i këtyre zgjedhjeve, pas plagosjes së aktivistit të PD në Kavajë, dhunimit të përfaqësuesit të LSI në Berat dhe vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

LEXO EDHE: 

MAPO siguron videon/ Momenti kur shefi i policisë i thyen krahun qytetares

Filmoi takimin e PS – Qytetarja dhunohet nga shefi i policisë Divjakë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas