Një video e re po bën xhiron e rrjetit. Ajo është postuar nga Shoqata Mbretërore Kanadeze e Gjeografisë.
Në video shihet se si një ari i vogël tenton që të ngjisë një shkëmb të mbuluar me borë.
Mamaja e sheh e paaftë që ta ndihmojë.
Video është bërë në një rajon në Rusi.
Pavarësisht se video duket shumë e bukur dhe ka thyer zemrat e miliona njerëzve, ka nga ata që kanë kritika.
Sipas tyre, ariu dhe i vogli po largohen nga frika e kamerës-dron.