Shumë njerëz frikësohen dhe i kanë neveri ose ca më keq fobi zvarranikët, por kjo vogëlushe nuk e ka aspak problem të përkëdheli një gjarpër gjigant.
Ed Taoka nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si vajza e tij 5-vjeçare, e patrembur përkëdhel një piton të gjatë katër metra, që e mbante kokën drejt saj.
Mirëpo, shikuesit e videos që u bë virale, nuk e pëlqyen këtë veprim dhe drejtuan kritika për të atin, që i mbanë gjarpërinjtë gjigant të lëshuar nëpër shtëpi.