Aktualitet

Videokonferenca- Merkel i siguron Kurtit mbështetje për reformat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:19 - 17/05/21 |
mapo.al

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi të hënën pasdite (17.05.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.






Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, bëri të ditur se “në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, afrimi i Kosovës me BE, dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.”


Në deklaratë thuhet më tej se “kancelarja gjermane dhe kryeministri folën edhe për ndihmën që ka marrë Kosova nga Gjermania për luftimin e pandemisë” dhe se “kancelarja i siguroi kryeministrit të Kosovës mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e reformave të vendit.”







Siç mësoi DW nga qarqe qeveritare në Berlin, në takim u fol edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.



Kancelarja gjermane kishte biseduar edhe më parë në formë virutale me Kurtin në cilësinë e këtij si kryeministër i qeverisë së parë të tij.

Lexo edhe :  Hapet procesi i parë gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Kosovës


Kancelarja gjermane pati sot një bisedë virtuale edhe me kryeministrin slloven Janez Jansa, ku njëra nga temat ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Sllovenia, e cila në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të marrë në dorë kryesinë e radhës së BE-së, planfikon të organizojë një samit të Ballkanit Perëndimor./DW/

1


Etiketa: , , , ,

Pas