Kronika

Videoskandali seksual, KLGj pezullon nga detyra Roland Hysin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:32 - 10/01/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendosi me unanimitet në mbledhjen e sotme pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi, pas videoskandalit të publikuar në media ku kërkonte favore seksuale dhe ryshfet nga një nënë e divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.


Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.roland-hysi-1-933x445


“Duke pasur si objektiv parësor rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori, Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojë pa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e Këshillit të lartë gjyqësorë.

Ndërkohë një ditë më parë, Hysi u arrestua dhe ndodhet në burg./panorama/






Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas