Aktualitet

Videot e kryegjyqtares, Etilda Gjonaj: T’i hetohet pasuria, turpëroi drejtësinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 31/05/21 |
mapo.al

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka reaguar përmes ‘Twitter-it” në lidhje me videot e publikuara në rrjet të kryegjyqtares së Elbasanit e cila shfaqet duke bërë ‘sfilatë’ në ambientet e punës. Ministrja e Drejtësisë thotë se Enkelejda Kapedani ka turpëruar drejtësinë.






Etilda Gjonaj shprehet se duhet të merret masa e duhur në lidhje me kryegjyqtaren Kapedani si dhe të hetohet në mënyrë të thelluar pasuria e saj.


Më tej, Gjonaj shprehet se shfaqjet e gjyqtares Enkelejda Kapedani janë të pakomentueshme ndërsa shton se është për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i ka kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.







“Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!”-shprehet Gjonaj.





Statusi i plotë nga Etilda Gjonaj

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!

LEXO EDHE:

Kryegjyqtarja e Elbasanit reagon sërish: Jam grua dhe nënë, kërkoj ndjesë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas