Teksa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”, ka ardhur një reagim edhe nga vetë kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani
Mësohet se kryegjyqtarja e Elbasanit ka mohuar të ketë shpërndarë vetë videot në “Tik Tok” ndërsa shton se dikush i ka keqpërdorur imazhin dhe emrin e saj.
Më tej ajo ka shtuar se ky është një skenar i përgatitur për t’i prishur imazhin, ndërsa u bën thirrje organeve të zbardhin ngjarjen.
Kapedani shprehet se nuk ka përdorur kurrë rrjete sociale.
Reagimi i Kryetares së Gjykatës së Elbasanit: Nuk kam Tik Tok, nuk kam përdorur kurrë rrjetet sociale. Dukush ka përdorur emrin dhe fotot e mia. Është skenar për të prishur imazhin tim. I bëj thirrje organeve të hedhin dritë për personat që kanë keqpërdorur imazhin tim.
LEXO EDHE: