Aktualitet

Vidhen 1 miliard euro thesare në një muze në Gjermani (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 25/11/19 |
mapo.al

Një nga koleksionet më të mëdha të thesareve të Evropës është vjedhur nga hajdutët, të cilët kanë arritur të marrin tre grupe argjendi dhe diamanti.

Grabitja ka ndodhur në muzeun “Green Vault” në Dresden të Gjermanisë lindore. Setet përbëhen nga 37 pjesë secila. Zyrtarët e policisë dhe muzeut të Dresdenit thonë se ata janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë saktësisht se sa është sasia e vjedhur.

Dhjetëra vetura të policisë janë në vendngjarje dhe “Vault Green” është mbyllur. Hjadutët, ende në arrati, u futën në ndërtesë duke hequr një pjesë të një grile hekuri në një dritare të katit përdhes, duke thyer më pas xhamin.

Thesaret përfshijnë një figurë të një helmete të ngulitur me smerald dhe një safir 648 karatësh, një dhuratë mbretërore nga cari Pjetri i Madh i Rusisë.






Etiketa: , ,

Pas