Aktualitet

Vidhnin bizhuteri dhe telefona, arrestohen hajdutët marokenë në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 16/05/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas marokenë të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e “Ali Demit” dhe te “Rruga e Barrikadave”.


Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan sendet e vjedhura dhe një sasi parash.


“Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve marokenë: N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thotë policia.


Këta shtetas i kanë vjedhur me dhunë sendet personale shtetasit sirian M. H., 30 vjeç.


Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera të telefonave dhe bizhuterive të ndodhura më parë në zonën e “Ali Demit” dhe në “Rrugën e Barrikadave”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të banesës së tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një shumë parash, bizhuteri, ora dore, aparate celular dhe sende të tjera.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas