Aktualitet

Vidhnin energjinë, arrestohen dy vëllezër, në pranga dhe një 48-vjeçar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 05/12/21 |
mapo.al

Vodhën energjinë elektrike dhe kundërshtuan policinë, arrestohen 2 vëllezërit dhe 1 tjetër në Kurbin






Policia në bashkëpunim me OSHEE-në kanë zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona dhe një është shpallur në kërkim.


Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.







Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras.




Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.



Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”.

2


Etiketa: ,

Pas