Dy shtetas janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në Kukës.
Shtetasit me iniciale E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës , “u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin për vjedhjen e naftës me 3 mjete trailer” informon policia e Kukësit.
Po në bashkëpunim me ta është zbuluar dhe shtetasi me iniciale Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.