Aktualitet

Vidhnin skafe, goditet banda shqiptare në Greqi, mes të arrestuarve edhe 4 femra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:59 - 11/07/20 |
mapo.al

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania.


Sipas policisë, në pranga janë vënë 8 shtetas shqiptarë, 4 meshkuj dhe 4 femra. Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal dyshohet për 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motora skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje nëpër automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.



Sendet e vjedhura grupi kriminal i çonte në Shqipëri duke i kaluar nga dogana me dokumenta të falsifikuar. Veprimtarinë e tyre e pezulloi përkohësisht situata me COVID-19, pasi kreu i grupit nuk mundi të hynte për një periudhë nga Shqipëria në Greqi.


Gjatë kësaj periudhe një pjesë e grupit u mor me grabitje kafshësh ndersa një pjesë tjetër shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Për këtë të fundit janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas