Aktualitet

Vidhte energjinë për të kultivuar drogë, arrestohet shqiptari në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:38 - 01/07/21 |
mapo.al

Karabinierët e Brenos në Itali arrestuan një banor 47-vjeçar të zonës, përgjegjës për vjedhjen e energjisë elektrike, i cili kishte bërë lidhje të paligjshme me një shtyllë elektrike.






Ngjarja ndodhi në fshatin Pescarzo.


Pasi pa policinë nga brenda vilës, një djalë ia mbathi në pyll, por u ndoq dhe u ndalua: ai ishte një 21-vjeçar shqiptar që kishte mbërritur në Itali më pak se një muaj më parë.







Pak kohë më vonë, gjatë kontrollit, karabinierët zbuluan se një gërmim nëntokësor ishte kryer përgjatë gjithë perimetrit të kopshtit të shtëpisë, ku kabllot elektrike ishin kaluar ilegalisht dhe ishin lidhur me një shtyllë elektrike.



Projekti i zgjuar u përdor për të furnizuar dy sera të mëdha me marijuanë që pronari 47-vjeçar kishte ngritur në dy katet e banesës.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat


Gjithçka ishte gati për të filluar kultivimin e marihuanës: sistemet e ventilimit, sistemet e ujitjes, 150 llambat, enët, dhe i gjithë materiali që brenda dy muajsh, do të mundësonte prodhimin e një sasie të madhe të ‘barit’.

Burri madje kishte mbyllur të gjitha dritaret për të promovuar efektin serë dhe për të mos lëshuar erëra që mund ta tradhtonin.

Kostot e energjisë elektrike të nevojshme për të furnizuar serat ishin vlerësuar në rreth 50 mijë euro dhe, për këtë arsye, burri kishte vendosur të korrigjonte problemin e kostos së tepërt duke vjedhur energjinë nga shtylla e energjisë elektrike.

47-vjeçari u arrestua për vjedhje, ndërsa u raportua edhe i riu shqiptar.

1


Etiketa: , , , ,

Pas