fbpx

Bota

Vietnam/ Donald Trump shtrëngon duart me Kim Jong-Un (VIDEO+FOTO)





               Publikuar në : 13:04 - 27/02/19 |
mapo.al

Ka nisur takimi i shumë pritur, i dyti, mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-Un, në Hanoi të Vietnamit. Ata do të diskutojnë për rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean, në samitin dyditor. Para mbajtjes së takimit me Kimin, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe politikanë të tjerë. Trump ka lavdëruar vendin pritës të samitit, në një postim në Twitter, duke thënë se “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”.




Takimi në Hanoi pritet gjithashtu të krijojë rrugën për përmbushje të zotimeve, që janë bërë në samitin e kaluar në Singapor. Në takimin e vitit të kaluar, të dy liderët janë pajtuar për të punuar drejt denuklearizimit, mirëpo pak përparim është parë në këtë proces. Megjithatë, Trump ka thënë para takimit, se nuk është duke i bërë presion Koresë Veriore për heqje dorë nga armët.


<
>
kim trump dhe Kim Jong-Un2 trump dhe Kim Jong-Un1 Trump dhe Kim Jong-Un kim1

Nuk dua t’i bëj presion askujt. Vetëm nuk dua testime. Për aq kohë sa nuk ka testime, ne jemi të lumtur”, ka thënë ai. Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, nëse dëshiron të ketë lirim nga sanksionet.


Etiketa: , , ,

Pas