Aktualitet

Vihet në sekuestro pallati 9-katësh i ish-kryetarit të komunës Rrashbull








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 13/06/20 |
mapo.al

Vendoset në sekuestro preventive pallati 9-katësh, me vlerë 1.5 milionë euro, pronë e ish-kryetarit të komunës Rrashbull, Hysen Gashi.


“Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në  objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, informon policia e Durrësit.


Sekuestroja u vendos në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të Hysen Gashit pas informacioneve që dispononte Policia.


Prona e sekuestruar kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.


Veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.


Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, pasi në bashkëpunim me 6 persona të tjerë u akuzuan për dhënien e lejeve abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës. Në korrik 2017 Gjykata e Apelit në Durrës e dënoi me 4 muaj e 15 ditë burg, me  akuzën e shpërdorimit të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit.


Etiketa: ,

Pas