Të tjerë këshilltarë bashkiak, të zgjedhur nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë njoftuar sot largimin nga kjo forcë politike.
Katër këshilltarë, mes tyre edhe kreu i këshillit bashkiak në Devoll njoftuan sot largimin nga LSI dhe bashkimin me Partinë Socialiste.
Bëhet fjalë për këshilltarët Albert Lilo, mban detyrën e kryetarit të këshillit, Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku.
Thuajse çdo ditë, nga bashki të ndryshe të vendit, këshilltarë bashkiak të zgjedhur nga radhët e LSI-së kanë njoftuar largimin nga kjo parti dhe bashkimin me socialistët.