fbpx

Aktualitet

Vijojnë protestat në Barcelonë, 520 mijë njerëz në shesh (FOTO)





               Publikuar në : 16:30 - 19/10/19 |
mapo.alm

Kanë vijuar për të gjashtën ditë radhazi protestat e banorëve të Katalonjës pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosur liderët separatist katalanas. Me qindra e mijëra njerëz dolën në rrugët e Barcelonës duke valëvitur flamujt e rajonit e duke kërkuar lirimin e të burgosurve.


Protesta gjatë ditës në përgjithësi kaloi e qetë me raste sporadike dhunë me policinë. Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga rrugët kryesore të cilat qëndruan për shumë orë të bllokuara. Sipas vlerësimeve të policisë në protestën e ditës së premte morën pjesë mbi 520 mijë persona.



Protestat e ditëve të fundit në Katalonjë erdhën pas dënimeve të gjata me burg që drejtësia spanjolle vendosi për 9 drejtues të lartë të rajonit, përfshirë këtu dhe ish-zëvendëspresidentin.


Për shkak të përshkallëzimit të akteve të dhunës, autoritetet vendosën dhe shtyrjen e “El Clasicos” së futbollit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

<
>
Screenshot_1-26 Screenshot_2-20 Screenshot_3-16 Screenshot_4-13 Screenshot_5-10 Screenshot_6-10 Screenshot_7-9 Screenshot_8-9 Screenshot_9-8 Screenshot_10-8 Untitled-collage-49-1024x576


Etiketa: , , ,

Pas