fbpx

Aktualitet

Vijon dhuna në Hong Kong, sulmohet agjencia kineze e lajmeve





               Publikuar në : 20:20 - 02/11/19 |
mapo.alm

Rënia e mbrëmjes shënon dhe rinisjen e përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong, të cilët vijojnë të bllokojnë prej 22 fundjavash rresht qytetin. Policia përdori gazin lotsjellës ndaj turmës së veshur me të zeza pas zjarrit të vendosur në stacionet e metrove dhe vandalizimin e godinës së agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua.


Grupe të vogla protestuesish të maskuar sulmuan dhe zonën e bizneseve, ku ndodhen dhe shumë dyqane bizhuterish, banka dhe dyqane mode. Ata i vunë zjarrin barrikadave dhe hodhën bomba artizanale, ndërsa policia iu përgjigj me ujë me presion.



Protestuesit janë të zemëruar me ndërhyrjen e Kinës në liritë e Hong Kongut, përfshi dhe sistemin e drejtësisë që prej kohësh qyteti kaloi nga Britania në kontrollin e Kinës në vitin 1997. Pekini zyrtar i mohon këto akuza.


<
>
Screenshot_3 Screenshot_4-1 Screenshot_5 Screenshot_6 Screenshot_7 Screenshot_8 Screenshot_9 Screenshot_10 Screenshot_11 Screenshot_12 Screenshot_13 Screenshot_14 Screenshot_15-1024x652 Screenshot_16 Screenshot_17-1024x665

 


Etiketa: , , , ,

Pas