Vijon mega-operacioni i RENEA dhe FNSH. 24 persona në të gjithë vendin janë arrestuar së fundmi për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit policor, janë vendosur në pranga pesë persona në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar; janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit; tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë dhe janë vënë në pranga autorët, si dhe është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje në Sukth, Durrës, ku një 14-vjeçar qarkullonte me pistoletë me vete.
Janë arrestuar gjithashtu 5 drejtues mjetesh, për dhënie pa leje drejtimi, dhe 4 drejtues për dhënie makine në gjendje të dehur. Po ashtu janë bllokuar 12 automjete që qarkullonin pa dokumentacion përkatës.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e komisariateve të të gjithë vendit, 49 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.