Aktualitet

Vijon operacioni Vol-Vo 4, arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 02/04/20 |
mapo.al

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.


Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas