Bota

Vijon protesta në të gjithë Francën, “Jelekverdhët” nuk ndalen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:08 - 24/03/19 |
ro ot

Sërish rrugët e Parisit janë bllokuar nga “Jelekverdhët”, duke protestuar kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron në Francë, për të plotësuar kërkesat e tyre. Ministria e Brendshme tha se në protestën e kësaj të shtunës morën pjesë 8300 demonstrues në gjithë vendin, ndërsa 3100 protestuan vetëm në Paris.






Marshimi nisi në mesditë ndërsa mijëra protestues bllokuan rrugët në sheshin Champs-Elysees.Ndryshe nga herët e kaluara, protesta e të shtunës u mbajt nën masa të rrepta sigurie.


Masat e marra vijnë vetëm 1 javë pas protestave të dhunshme në Champs-Elysees, ku demonstruesit plaçkitën dhjetra dyqane e restorante. Qeveria e presidentit Macron reagoi ashpër, e madje kësaj here, ka vënë në dispozicion edhe forcat e ushtrisë, me qëllim mbrojtjen e ndërtesave zyrtare dhe atyre të rëndësisë së veçantë.







Ndërsa 6 mijë antarë të forcave të policisë ishin në gjendje gatishmërie nga në një perimetër në Pallatin Élysée deri në Asamblenë Kombëtare.




Protestat e jelekverdhëve nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar e duket se do të vazhdojnë pavarësisht se pjesëmarrja e protestuesve ka shënuar rënie, pasi kërkesat sipas tyre drejtuar qeverisë Macron nuk janë përmbushur.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas