Aktualitet

Vijon situata shqetësuese e koronavirusit në Itali, 279 viktima dhe rritje të rasteve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:21 - 31/10/20 |
mapo.al

Vijojnë të jenë shqetësuese të dhënat që vijnë nga Italia përsa i përket pandemisë së koronavirusit.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 215 mijë tamponë të kryerë në ditën e fundit, 31, 758 prej tyre rezultuan të prekur me koronavirus, ose e thënë ndryshe 14,7% e testimeve.


 



Një rritje shënoi në 24 orët e fundit dhe bilanci i viktimave, ku 297 persona të tjerë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 38,618.


Aktualisht në terapitë intensive po marrin ndihmë 1843 pacientë, ndërsa në reparte e tjera ndodhen dhe 972 të shtruar. Rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas