Në Itali janë shënuar 604 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi (636 ishin një ditë më parë), duke e çuar numrin në total në 17127. Shifrat po vijnë në rënie ditë pas dite, duke bërë që spitalet të marrin frymë.
Ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është se ka pësuar rënie edhe numri i personave të infektuar, të cilët gjatë 24 orëve të fundit kanë arritur në 3039.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka arritur në mbi 94 mijë, nga të cilët janë shëruar 24 392 persona.