Aktualitet

Viktima e dytë nga COVID-19, pacienti i Sanatoriumit që e infektoi baxhanaku, u prekën edhe 8 mjekë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 18/03/20 |
mapo.al

Shqipëria regjistroi sot viktimën e dytë nga COVID-19, mes 55 personave të prekur me virusin e rrezikshëm. 66-vjeçari nga Lushnja ishte prej disa ditësh në trajtim intensiv. Ai u infektua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ndodhej i shtruar, pasi e vizitoi një i afërm i ardhur nga Italia, i cili më pas nga analizat rezultoi se ishte pozitiv me koronavirus.






Pacienti, emri i të cilit nuk dihet ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në Sanatorium. Siç konfirmoi edhe ministria e Shëndetësisë sot, 66-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.


Por vizitori i kthyer nga Italia bëri që i sëmuri të infektohej edhe nga koronavirusi e si pasojë të humbte jetën. Ndërsa edhe 8 mjekë të këtij spitali kanë rezultuar pozitiv pasi i shërbyen pacientit të infektuar nga baxhanaku.

Lexo edhe :  Situata e COVID - 992 raste të reja dhe 4 viktima






Ky i fundit kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia dhe pas marrjes së lajmit, është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Covid-19.



Pas daljes pozitive të këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.



LEXO EDHE:

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas