Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë.
Një 38- vjeçare është mbytur pasi është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë, i cili ka dalë nga shtrati.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Nga të dhënat e para mësohet se gruaja, e identifikuar si Monika Abrashi, kishte dalë në oborr për të folur në celular kur është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë.