Aktualitet

Viktima e parë nga zjarret, Basha ngushëllon familjen dhe akuzon Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 03/08/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për situatën alarmante të zjarreve në Shqipëri dhe viktimën e parë të shkaktuar në Gjirokastër.






Basha thotë se përgjegjësi i situatës po vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët.


Masat e qeverise, lideri demokrat i cilëson gjysmake teksa kërkon që të merren masa urgjente që brenda mundësive t’u sigurohet jeta banorëve.







Reagimi i Bashës




I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës.

Lexo edhe :  "Basha pakicë brenda PD"/ Noka: Kuvendi do të mblidhet kundër tij, jo SHBA-së


Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore.

Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën.

Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas