Aktualitet

Viktima më e pafajshme e masakrës, kamarierit iu gjetën vetëm 30 lekë në xhep














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 27/06/21 |
mapo.al

Personi që shihni në foto është 20-vjeçari nga Bahçallëku i Shkodrës, Myzerim Zeneli i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Far West-in mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, me pasojë 4 të vdekur dhe 2 të plagosur.






Ai ishte punësuar te hoteli i vëllezërve Gocaj, si kamarier. 20-vjeçari kishte filluar punë dje në mëngjes dhe e djeshmja do të ishte jo vetëm dita e parë e punës, por edhe e fundit e jetës së tij.


Hoteli por edhe restoranti, frekuentoheshin nga jo pak turistë që kishin zgjedhur bregdetin e Velipojës për të pushuar. Por mbrëmja e djeshme do të ishte e pazakontë, ndërsa do të sillte edhe një bilanc tragjik me 4 viktima.







I riu mësohet se ka qenë personi i parë i cili ka parë fisin Ferracaku se po i drejtoheshin hotelit të vëllezërve Gocaj, në numër të konsiderueshëm dhe disa prej tyre edhe të armatosur. Ata akuzoni Gocajt se iu kishin zënë rërën përpara hotelit, të dy bizneset nuk janë më larg se 50 m larg, duke vendosur çadrat e pushuesve në rërën e pretenduar nga Kujtim Ferracaku, pronar i hotel “Fantazia”.




Në vend të dialogut dhe diskutimit, të dyja palët shkrehin armët. I treti qëllohet 20-vjeçari Myzerim Zeneli, të cilit plumbat i marrin jetën në vend. Të shtënat janë fatale edhe për dy vëllezërit pronarë të tij Xhovani dhe Edmond Gocaj. Në krahun tjetër, qëllohet për vdekje Kujtim Ferracaku, plagoset vëllai i tij Hasan Ferracaku si dhe nipi i tyre, Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç. Të katër viktimat dhe dy të plagosurit u shembën në rërën e përgjakur.



Edhe më të dhimbshme e bën ngjarjen vrasja e kamarierit 20-vjeçar në ditën e parë të punës, ndërsa në xhepa grupi hetimor i ka gjetur vetëm 300 lekë të vjetra. Në jetë e këputur në mes, në lule të rinisë.

Ëndrra e tij ishte një dhe e vetme, të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen dhe ku më mirë se sa në bregdet gjatë sezonit turistik, në një prej plazheve më të frekuentura në vend. Ngjarja ka prekur të madh e të vogël në të katër anët e vendit, të cilët shprehin revoltën e tyre me komente në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet të mbahet përgjegjësi edhe nga strukturat shtetërore.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas