Dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho janë konfliktuar në seancën e sotme parlamentare. Mësohet se arsyeja e sherrit, ka qenë deklarata e Bardhit për vilën 760 mijë euro, që sipas tij i përket një ish-ministri në kohën e Berishës.
Tritan Shehu dhe Edmond Spaho i kërkuan Bardhit që të mos shpifë në adresën e tyre dhe të tërheqë akuzat, por situata është tensionuar teksa kanë shkëmbyer replika me tonë të lartë.
“Je mashtrues dhe legen” e ka quajtur Spaho, ndërkohë që Bardhi i ka thënë: “Shko more palaço”.
Por pas këtyre replikave në publik, Bardhi ka reaguar për vilën, ku thotë se çmimi është ulur.
“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”, ka thënë Bardhi në Twitter.
Para disa ditësh, Brdhi shkruajti në Twitter, se një vilë 760 mijë euro me financime të pajustifikuara, që i përket “opozitës së vërtetë”, po mban peng demokratët. Sipa tij, deputeti mbahet peng nga Rama.