Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vilson Brahja: Jam penduar, tritolin te shtëpia e Dacit e vura pasi më duheshin para

by mapo.al
02/08/2018
in Kronika, Kryesore
0

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për caktim të masës së sigurisë për Vilson Brahajn, të arrestuarin për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e babait të Gazmir Dacit në Bathore.

Vilson Brahaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, që përfundoi me lënien e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai tregoi sesi ishte kontraktuar për vendosjen e tritolit dhe se do të paguhej 1500 euro për vendosjen e tij. Brahaj u shpreh se kishte takuar një ish-shok shkolle, i cili po kërkonte një person për vendosje tritoli që do ta paguante një i tretë për 1500 euro.



Sipas 23-vjeçarit, duke qenë se kishte nevojë për para, ka pranuar dhe porositësi i kishte thënë se banesa ishte e tija dhe i duhej një shpërthim për të përfituar azil jashtë vendit. Ai tregon se nuk kishte dijeni për konfliktin mes Kolaverit dhe Dacit.

“Nuk e dija që këto dy familje kishin hasmëri. Kur erdha nga Gjermania kisha nevojë për para”, tha Brahaj në sallën e gjyqit. “Takova një ish-shok shkolle dhe ai më tha se i duhej një person që të vendoste tritol dhe se do të paguhej 1500 euro. I thashë se këtë punë mund ta bëja unë”, tregoi ai më tej para gjykatës.

Brahaj e përshkroi porositësin si një djalë rreth 25 vjeç, pa ia mësuar emrin. Sipas tij, porositësi e kishte shoqëruar pranë banesës së Dacit në Bathore dhe i kishte thënë se banesa ishte e tija.

“Më tha se banesa ishte e tija dhe se i duhej tritoli për të kërkuar azil jashtë vendit. Më premtoi se pas shpërthimit do të më jepte paratë. Unë pranova se kisha nevojë për para. Të nesërmen nuk ma hapi telefonin. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor i Kamzës dhe shtëpia ku vura tritolin është në Bathore. Për konfliktin mes dy familjeve e mësova nga lajmet”, përfundon ai. Pas tij, fjalën e mori prokurori në gjyq që tregoi sesi ishte identifikuar Brahaj. Ai tha se nga analizimi i pamjeve filmike dhe vëzhgimi i automjetit në rrugicat e Bathores, Policia kishte mundur të krijonte identikitin e tij.

Vendosja e sasisë së eksplozivit në banesën e Gazmir Dacit ndodhi më 27 korrik në orën 1:30. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur autori Vilson Brahaj i afrohej banesës, ku banon familja e Gazmir Dacit. Pasi vendos eksplozivin, ai largohet me një automjet në drejtim të paditur. Pak sekonda pas ikjes së mjetit, shpërthen edhe eksplozivi.

Të nesërmen, babai i Gazmir Dacit akuzoi drejtpërdrejtë familjen Kolaveri për vendosjen e tritolit në shenjë hakmarrjeje. Policia shoqëroi tre persona deri sa vendosi arrestimin e Brahajt.

PËRPLASJET

Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ky i fundit, aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri.

Pas ngjarjes së 4 nëntorit 2015, që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij, kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë, ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Atentati me snajper ndaj Gazmir Dacit në burg

Më 30 korrik të vitit 2016, në burgun e Vaqarrit bëhet një atentat me snajper, ku plagoset një i dënuar nga Kosova. Hetimet treguan se shënjestra e atentatit në fakt nuk ishte kosovari, por Gazmir Daci, i dënuar për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit. Kjo ka ngritur dyshime se pas atentatit të dështuar ndaj Gazmir Dacit me snajper në burg, qëndronte Ergys Kolaveri. Me gjithë alibinë e mbrojtjes se Kolaveri ditën e atentatit kishte qenë në një lokal, gjykata vendosi dënimin e tij, pasi nuk përputhej ora e ngjarjes me atë të qëndrimit në lokal. Prokuroria kishte theksuar më herët se Kolaveri ishte pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut. Sipas Prokurorisë, ai ka pritur deri sa Gazmir Daci të dilte nga qelia në orën e pushimit dhe ka tentuar ta vrasë për të marrë hak për vëllanë e vrarë./PANORAMA

Tags: Gazmir DacitritolVilson Brahja

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Zbulohet arsyeja: Shqiptari arratiset nga burgu për të vrarë kunatin

Zbulohet arsyeja: Shqiptari arratiset nga burgu për të vrarë kunatin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In