Aktualitet

Vilson Tafçiu që u ekzekutua me tre plumba, kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 23:34 - 20/01/20 |
mapo.al

Vilson Tafçiu (Noka) është 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Ai ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë. I riu ishte në ambientet e lokalit nën shoqërinë e një vajze, kur një person i ka kërkuar të dalë jashtë barit, për të biseduar. Pak metra jashtë lokalit një person i gjatë dhe me mjekër e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit dyshohet se është ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre përveç armës së zjarrit që u gjet pak më parë. Autorët kanë përfituar edhe errësira duke mundur të largohen pa u pikasur nga ndonjë patrullë e rastësishme policie. MAPO ka mësuar nga burime se 28-vjeçari kishte qenë i dënuar në Francë për trafik droge, ndërkohë që mësohet se përdorte dy mbiemra, Ndokaj dhe Tafçiu.



Ngjarja e sotme dyshohet se ka lidhje pikërisht me prishjen e pazareve në trafikun e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në një orar fluksi lëvizjesh dhe në zonën më të populluar të “Astirit”. Zona është mjaft e frekuentuar nga të rinj dhe jo vetëm. Atentati i mbrëmjes së sotme ka alarmuar banorët përreth, pasi ndodhi pikërisht në sytë e mjaft prej tyre.


LEXO EDHE: 

Atentati në zonën më të populluar të Astirit/ Zbardhet e shkuara e Vilson Tafçiut

Vrasja në “Astir”/ Viktima me dy mbiemra (VIDEO)

“Autori i gjatë dhe me mjekër”/ Viktima e Astirit ishte nën shoqërinë e një vajze në lokal

 


Etiketa: , ,

Pas