Aktualitet

Vinicius Junior eviton humbjen e Realit, feston Evertoni në Angli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:07 - 01/03/21 |
mapo.al

Ngec Real Madrid në La Liga, teksa Evertoni i Carlo Ancelottit siguron tre pikë të rëndësishme në Premier League. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Real Sociedad.





Hap fals në shtëpi i ekipit të Zinedine Zidane, që ia doli të evitonte humbjen në minutën e parafundit. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i bukur dhe sfidën e zhbllokoi Sociedad.


Portu finalizoi me kokë një aksion të bukur të skuadrës baske në minutën e 55-të dhe miqtë në avantazh. Reali u hodh në kërkim të golit, por e gjeti atë shumë vonë. Vinicius Junior devijoi në portë një asist të Lucas.




Ishte minuta e 89-të dhe nuk pati më kohë për gola të tjerë. Përfundimisht 1-1, rezultat që mban Realin në vend të tretë me 53 pikë, pesë më pak se Atletico Madrid. Evertoni mposhti 1-0 në shtëpi skuadrën e Southampton.


Sfida u vendos nga goli i brazilianit Richarlison në minutën e nëntë. Një sukses i rëndësishëm për objektivin mbijetesë për djemtë e Carlo Ancelottit. Evertoni renditet përkohësisht në vend të shtatë me 43 pikë, dhe vendi i katërt është vetëm dy pikë larg.


1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas