Aktualitet

Vinte skedina me telefon, arrestohet banakieri, në kërkim pronari i lokalit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 13/08/20 |
mapo.al

Një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal u arrestua ndërsa pronari u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës.


I riu me inicialet A.XH, u prangos në flagrancë në kuadër të kontrolleve për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit.


Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.


Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.




Pas