Moderatorja simpatike e sportit na ka treguar se prej kohësh ka nisur pushimet dhe po i shijon pafund këto ditë të nxehta qershori. Viola është nga ata vajza të ekrani që di gjithmonë të tërheqë vëmendje me pamjen e saj, madje edhe nëpërmjet postimeve në “Instagram”.
Ndërkohë që ajo na ka treguar se po pushon në bregdetin e bukur të jugut, nuk ka nguruar të na tregoj edhe super format e saj trupor.
E veshur me një palë bikini të bardha dhe e futur në ujin e detit Viola Spiro duket shumë hot teksa ka pozuar para aparatit. Edhe pse kohët e fundit ajo ka qenë kryefjalë e mediave rozë për lidhjen e saj dhe arrestimin e të dashurit, moderatorja nuk ka menduar për ditët e kaluara përkundrazi ajo po shijon në maksimum jetën e saj.