Aktualitet

Yjet e Showbizit bëhen bashkë, bojkot Facebook-ut dhe Instagramit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:46 - 16/09/20 |
mapo.al

Një nismë e re ka nisur së fundmi online ku dhjetra të famshëm do të ngrijnë llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook.


Bëhet fjalë për një bojkot, në mbështetje të protestës kundër “urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit”.


Fushata vjen nën hashtaagun #StopHateforProfit (ndaleni urrejtjen për përfitime) dhe është një nismë  e cila u organizua nga aktivistë të të drejtave civile.


Organizatorët e fushatës #StopHateforProfit, e cila filloi në qershor, akuzojnë Facebook dhe Instagram se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.


Fushata filloi pas fjalimit të themeluesit Mark Zuckerberg ku u shpreh se kompania e mediave sociale do të ndalojë reklamat që përmbajnë pretendime “se njerëzit e një race specifike, etnie, origjine kombëtare, përkatësi fetare, kastë, orientimi seksual, identiteti gjinor ose statusi i imigracionit” janë një kërcënim për të tjerët.

 

Prandaj edhe aktivistët janë përqëndruar më shumë te akuzat kundër Facebook, i cili gjithashtu zotëron Instagram dhe WhatsApp dhe vitin e kaluar tërhoqi  një shumë prej 70 miliardë dollarësh nga këto reklama.

Mijëra biznese, masa njerëzish dhe grupe të mëdha të të drejtave civile, përfshirë Shoqatën Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë dhe Lidhjen Anti-Shpifje, janë bërë pjesë e fushatës.  Shumë të famshëm  përmendim këtu Kim Kardashian West, aktorët Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen dhe Jennifer Lawrence, si dhe këngëtarja Katy Perry, gjithashtu e mbështesin këtë bojkot. Ata do të ngrijnë llogaritë e tyre për 24 orë të mërkurën.

Ata një zëri shprehen se  nuk mund të rrinë duarkryq ndërsa këto platforma mbyllin sytë nga grupet dhe postimet që përhapin dezinformim urrejtës. Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë, thonë ata.

Një reagim kanë pasur në rrjetet e tyre sociale Katy Perry dhe Kim Kardashian West.

Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz” thotë K.Kardashian.

Ndërsa Perry shprehet se nuk mund të rrijë pa reaguar për këtë fushatë.

Megjithëse shumë deklarata të themeluesit të Facebook thonë se do të merren masa shtesë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e informimit, njerëzit duan më shumë. Që nga nisja e fushatës 90 kompani ndaluan reklamat në mbështetje të saj dhe më shumë se 7.2 miliardë dollarë u rrëzuan nga llogaria personale e Zuckerberg. Facebook gjithashtu pa një rënie drastike të aksioneve.

Rregullatorët dhe politikëbërësit në të gjithë botën janë të shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes, jo vetëm në Facebook por në të gjitha platformat e mediave sociale, me shumë vende që fillojnë hetimet se si firmat e teknologjisë po merren me këtë çështje.


Etiketa: , , ,

Pas