fbpx

Aktualitet

VIP-at solidarizohen, Miriami, Lipa dhe Çunmulaj ndihmojnë të prekurit nga tërmeti





               Publikuar në : 17:30 - 03/12/19 |
mapo.al

Janë të shumtë personazhet publikë që kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ndër të shumtët janë edhe çifti simpatik Miriam dhe Alban Skënderaj, Dua Lipa si dhe modelja Çunmulaj.


Shumë këngëtarë shqiptarë janë kritikuar se nuk i kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti, vetëm se ata kanë heshtur duke mos treguar ndihmat që kanë dhënë.



Pas këtyre kritikave, ka reaguar Miriam Cani, e cila në një postim të saj në Instagram ka thënë se bashkë me Albanin kanë ndihmuar më shumë se 200 persona, por për dallim nga të tjerët, këtë e kanë bërë në heshtje.


“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Miriam ka shtuar se përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmohet edhe shpirtërisht.

 

View this post on Instagram

 

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on


Si shumë personazhe të njohur të botës së spektaklit, edhe Emina Çunmulaj po dhuron një shumë prej 10 mijë dollarësh për Shqipërinë. Modelja e famshme shqiptare, njihet për shumë bamirësi dhe kësaj radhe, në një lidhje live me Skype në emisionin NIN, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.

Ndërsa Dua Lipa zgjodhi një mënyrë tjetër për të ndihmuar shqiptarët . Ajo tregoi se në bashkëpunim me miqtë e saj, Kujtim dhe Arben të ‘Bond Nyc’ do të krijonin materiale, të cilat do të shiteshin dhe të ardhurat do të shkonin të gjitha për këto familje.

Sot, këngëtarja ka nxjerrë në shitje një bluzë të krijuar posaçërisht për këtë kauzë. Bluza është një T-Shirt, ku shkruhet emri i Dua Lipës dhe një rreth i formuar me fjalët “Pray for Albania”. Dua u bën thirrje të gjithëve të kontribuojnë për ndërtimin e shtëpive duke blerë një bluzë që kushton 35 paund.

Gjithashtu këngëtarja me famë botërore tregon linkun ku mund të blihen dhe se dërgesat do të nisin në mesin e janarit. Porosite tani se është koleksion i limituar.

Një ndër vipat e shumtë që janë solidarizuar është edhe modelja Aurela Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Aurela ka zbuluar se të ardhurat nga lindja e re e të brendshmeve, “Aurela Hoxha Lingerie”, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.


Etiketa: , , , , , ,

Pas