Kryesore

Viralja e Kapexhiut në Mapo, Basha: Ramavirusi po fundos ekonominë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 08/07/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e borxhit nga qeveria në masën 80 përqind. Sipas tij, Ramavirusi po e gërryen ekonominë e vendit. Basha ka postuar në rrjetin e tij social, karikaturën e djeshme në gazetën Mapo të mjeshtrit Kapexhiu, që u bë virale.


Statusi i Bashës:


RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.


Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas