Aktualitet

Virusi/ A mund të na shpëtojë maska? Ja çfarë thonë ekspertët





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 26/01/20 |
mapo.al

Një nga imazhet më të përhapura gjatë këtyre ditëve që kur u mësua përhapja e koronavirusit është e ajo e shfaqjes së njerëzve me maska në përditshmërinë e tyre.


Përdorimi i tyre për të parandaluar infeksionin është i popullarizuar në shumë vende të botës, veçanërisht në Kinë ku njerëzit vendosin një maskë kundër niveleve të larta të ndotjes. Ekspertët infeksionistë janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e tyre kundër viruseve që vijnë nga ajri.



Por ka disa prova që sugjerojnë se maskat mund të ndihmojnë në parandalimin e transmetimeve nga dora në gojë.


Maska kirurgjikale u futën për herë të parë në spitale në fund të Shekullit 18, por ato nuk u dhanë për përdorim publik deri në shpërthimin e gripit spanjoll në 1919 ku u vranë mbi 50 milion njerëz.

Dr David Carrington, nga St George’s, Universiteti i Londrës, i tha BBC News se “maska rutinë nuk janë një mbrojtje efektive kundër viruseve ose baktereve të bartura në ajër”, pasi në kontakt me ajrin mbeten pjesë të tjera të trupit sic janë edhe sytë.

Por maskat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kontraktimit të një virusi përmes “spërkatjes” nga teshtima ose kolla dhe të sigurojë një mbrojtje.

Një studim i vitit 2016 nga New South Wales arriti në konkluzionin se njerëzit e preknin fytyrën e tyre rreth 23 herë në orë.

Një tjetër profesor i infeksionit bëri me dije se në bazë të një studimi në një ambient spitalor, mbajtja e maskës së fytyrë ishte e mirë në parandalimin e infeksionit të gripit.

Maskat janë krijuar posaçërisht për të mbrojtur kundër grimcave të ajrit potencialisht të rrezikshme.  Mjekët të tjera kanë bërë me dije se masa të tjera janë efektive siç është mbulimi i gojës gjatë teshtitjes, larja e duarve dhe mos vendosja e duarve në gojën tuaj para se t’i lani ato.

Megjithatë maskat nëse vendosen siç duhet dhe të ndryshohen herë pas here do të ishin efikase.



Pas