Aktualitet

Virusi i gripit prek Shqipërinë, mjekët: Jemi në fazë epidemie





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 13/02/20 |
mapo.al

Edhe Shqipëria sikurse shtetet fqinje Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu është paraqitur me të kuqe në hartën e epidemisë në Europë. Institucionet shëndetësore kanë raportuar se virusi A dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi.


Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore. Në Shqipëri raportohet vetëm dy humbje jete, të cilat janë konfirmuar se ishin sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit.



Ekspertët e Shëndetësisë kanë marr masa për të ulur numrin e të prekurëve nga gripi sezonal. Përveç epidemisë së gripit qeveria ka marr masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ka një transmetim të shpeshtë dhe tani është rritur edhe numri i vdekshmërisë.




Pas