Aktualitet

Virusi i mori jetën 6 qytetarëve, katër nga Tirana








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 11/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.



Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.


Ndërkohë që nga 1575 testime të kryera ka patur 376 raste pozitive me koronavirus.




333 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.



Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.


Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 1575 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.

Lexo edhe :  Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil

Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (11 Janar 2021)

Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 333
Të shtruar në spitale 263
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1575

Testime totale 293,379
Raste pozitive 63,971
Raste të shëruara 37,981
Raste Aktive 24,743
Humbje jete 1247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14299
Fier 1803
Shkodër 1357
Durrës 1300
Lezhë 1001
Vlorë 1021
Korçë 887
Elbasan 903
Berat 798
Dibër 539
Gjirokastër 446
Kukës 389

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas