Ministria e Shëndetësisë deklaron se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë.
Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri
“ ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.
Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.
Strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.
OBSH, ende, nuk ka bërë të qartë mënyrën e transmetimit të këtij virusi nga njeriu tek njeriu.
Pyetur nga mediat, Ogerta Manastirliu nga Kukësi tha se nëse ka stacion kontrolli në aeroportin e Rinasit për udhëtarët që vijnë nga Kina, ministria e Shëndetësisë dha këtë përgjigje: “Ne nuk jemi aeroporti i pare per nje fluturim nga Kina. Por jemi pjese e rrjetit dhe nese ka sinjalizime, ne marim masa”.