Aktualitet

Virusi rishfaqet/ Kina karantinon 4.5 milionë banorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 12/01/21 |
mapo.al

Kina karantinoi sot qytetin e tretë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ndërsa vendi po përballet me një shpërthim të ri të pandemisë.





Autoritetet kineze futën në karantinë qytetin Langfang në provincën Hebei, 64 kilometra jashtë Pekinit duke karantinuar 4.9 milion njerëz për shtatë ditë, ndërsa vijon testimi masiv për raste pozitive me koronavirus.


Më shumë se 20,000 banorë të tjerë në qytetin Shijiazhuang në të njëjtën provincë u detyruan një ditë më parë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe shkuan në objektet e caktuara të izolimit.





Një vit pas shpërthimit të virusit në Wuhan, Hebei në veri të Kinës po del si epiqendra e re e pandemisë në vend, pasi regjistroi numrin më të lartë të rasteve që nga korriku i kaluar.



Kina kishte karantinuar dy qytete në ditët e mëparshme për shkak të rasteve të shtuara me koronavirus.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas