Kronika

Vis Martinin e tradhton telefoni, po hetohet edhe për pastrim parash





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 03/11/18 |
mapo.al

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Ervis Martinin pasi kanë sjellë prova të reja.


Pak ditë me parë ka mberritur ekspertiza e telefonit të tij nga Izraeli, që lidhet me ngjarjen e rëndë në ish-Bllok pak kohë më parë ku humbi jetën truproja e tij dhe u plagos rëndë një tjetër mik i tij.



Nga të dhënat e mbërritura ka dyshime se Vis Martini ka telefonuar shokët e tij për t’i çuar armën në lokal.


Shkalla e Parë dhe Apeli kanë dhënë 30 ditë burg për Martinin si masë sigurie në pritje që Prokuroria të dërgonte prova të reja deri në datë 7 nëntor. Tani që ka në dorë prova të reja, organi i akuzës do të kërkojë ndryshimin e masës për të.

Sipas Vizion Plus, hetimet për Martinin kanë nisur edhe për pastrim parash.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas