Aktualitet

Viti 1964 dhe marrëzia shqiptare; “lek i vjetër”, “lek i ri” ju














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:10 - 14/07/21 |
Mark Rica

Në mesin e Qershorit, pas 25 vitesh, shoku im i fakultetit, erdhi nga SHBA. E kishin njoftuar se vëllai i tij që kishte punuar në minierën e Kurbneshit ishte shtruar në Spitalin “Nënë Tereza” për kurimin e sëmundjes së silikozës dhe ishte në gjendje të rëndë. Ne u takuam ditën e dytëPas përshëndetjeve të zakonshme, plot mall e nostalgji për kohët e kaluara ai më tha:






-Tirana paska ndryshuar shumë, me rrugë, pallate të reja… por nuk paska ndryshuar fare mentaliteti shqiptar… Me të mbërritur në Tiranë këmbeva një sasi dollaresh dhe kërkova një taksi për te spitali. Kur arritëm, prita se taksisti do të më jepte faturën për kilometrazhin e përshkuar, por ai qëndronte pa lëvizuar në timon. Atëherë e pyeta:


Sa ju detyrohem zotëri?





Pa më shikuar në sy mu përgjigj:



– 5.000 lek. Nxora nga çanta dhe kërkova kartmonedhën ku shkruhej 5.000 lek dhe pa u menduar gjatë ia dhashë. Ai mbylli me forcë derën dhe u largua. Me 50 dollarë, në New York (Nju-Jork) rrugëton të paktën 150 km me taksi. Ia tregova këtë vëllaitqë u mërzit shumë dhe më tha: “Ta ka hedhur mashtruesi, dhe ti qenke treguar fare budalla. Ai të ka kërkuar 5.000 lek “të vjetra” dhe ti i paske dhënë 5.000 lek “të reja”…. Një marrëzi shqiptare që vijon prej 55 vjetësh.



Një historik i shkurtër për lekun 

Të dhënat historike flasin se që herët në Shqipëri ka qarkulluar paraja në trajtën e monedhave të ndryshme dhe më vonë të kartëmonedhave të kohës. Paratë prej metali janë përdorur që në lashtësi (këtë e tregojnë gjetjet arkeologjike). Pas shpalljes së pavarësisë paratë e përdorura kanë qenë; 1-Aspra turke, (monedhë argjenti me vlerë të vogël) 2.-Lira turke që quhej “valutë osmane.” 3. Groshi, monedhë turke që ishte 1/100 e lirës. 4. Napoloni i arit që në gjuhën vendase përdorej edhe “napolon flori” etj. (Një qese ishte baras me 500 grosh ose 5 napolona ari. Një grosh ishte 1/100 e lirës turke.)

Pas pavarësisë, pati një periudhë kaosi politik në vendin tonë dhe qarkulluan shumë valuta të jashtme, veçantërisht ato italiane, austriake, franceze, (lira turke, lireta italiane, franga argjenti, franceze etj.)

Leku shqiptar (metal) për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në Shkurt të vitit 1926. Emërtimi “Lek” iu vu për nder të Aleksandrit të Madh. Që në fillim leku ka qënë në prerjet prej ari, argjeni dhe bronzi. Në vitin 1926 qeveria e asaj kohe emetoi edhe Frangun si njësi monetare bazë që funksionoi deri në vitin 1946. Në vitin 1947 qeveria tërhoqi nga qarkullimi monedhat e vjetra dhe u vu në qarkullim monedha metalike “Leku” prej zinku dhe kartëmonedha “Lek”. Në vitin 1964 u krye reforma e monedhës ku leku metalik nga “zink” u kthye në “alumin” dhe kartëmonedha u rivlerësue me dhjetëfishin e asaj ekzistuese (nga lek u emërtue “lek i ri”, emërtim që rëndom vazhdon edhe sot).

Lind pyetja: Si është e mundur që shqiptarët vazhdojnë prej një kohe shumë të gjatë të lexojnë kartëmonedhat, dhe t’i shqiptojnë ndryshe nga sa shkruhet në të tetë pozicionet e të dy faqeve ku vlera shkruhet dhe jepet në shifra? Kjo futet në morinë e marrëzive shqiptare që vazhdon prej 57 vitesh, që nga viti 1964, “lek i ri” – “lek i vjetër”. Kjo për fat të keq edhe në TV. Ja dëgjoni bie fjala “telebingon” kur organizatorët gjithmonë flasin me “lek të vjetra”. Bileta fituese e telebingos ishte 1.200.000 lek por moderatori u shpreh duke e ngritur zërin: 12 milionë lek..!!!

A ka zgjidhje për këtë marrëzi 57-vjeçare?

Po. Ka zgjidhje. Por le të kthehemi edhe një herë në kohë. Nevoja për kartëmonedha e shtyu Bankën e Shqipërisë të prodhojë një emision në vitin 1957, në B.S. pa asnjë ndryshim në vlerat e mëparshme 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë. Pra, kur ne themi sot “Lekë i vjetër”, kemi parasysh këtë seri kartëmonedhash, që vazhdon të ndjekë padashur kursin e saj tëdikurshëm me dinarin jugosllav, nedosur që në 1947. E keqja e mbartjes së kësaj mbeturine atavike i ka rrënjët te “Leku i ri”; emisioni i vitit 1964, i shtypur në Kinë dhe që filloi të vihej në qarkullim në vitin 1965. Kursi i këmbimit; 1 lekë i ri = 10 lekë të vjetër, lehtësoi administratën shtetërore dhe librat e saj të llogarisë, por bëri atë që nuk i gjen shembull tjetër në botë. Sikur në 25.6.1965, me ligjin nr. 4021, Banka e Shtetit Shqiptar të mos kish vendosur kursin; 1 me 10, (por një tjetër çfardo, bf. 1 me 5 etj etj.) ky përdorim alogjik nuk do të ekzistonte. Merret me mend se kursi ishte i përcaktuar jo nga banka por nga lart. Banka e Shtetit i kishte humbur disa funksione. Ishte bankë emetimi, por vendimin për prerjen e emetimeve përkatëse nuk e merrte ajo, por qeveria, e cila vendoste për shtimin ose pakësimin e kartëmonedhës në qarkullim. Pra, ajo nuk ishte më bankë kreditimi në kuptimin e mirëfilltë. Ajo nuk ushtronte më politika monetare. Në një farë mënyre ishte një shtojcë e administrates shtetërore, pra, një arkë e shtetit. Kaq e vërtetë ishte kjo saqë dhe një nga çelësat e derës së thesarit mbahej në Kryeministri.(!)

Pas viteve 90 u vendos rendi demokratik, në kushtet e ekonomisë së tregut. Me ligjin nr.7559, datë 22 prill 1992, “Banka e Shtetit Shqiptar” u zëvendësua me “Bankën e Shqipërisë”. Me këtë ligj banka fitoi të gjitha funksionet. Ishte shumë e rendësishme se tashmë vetëm ajo përcaktonte politikën e kursit të këmbimit. Ndonëse në vitet 1993, 1994, 1996, 2001, 2007 dhe 2011 banka ka prerë kartëmonedha të reja, ajo asnjëherë nuk është kujtuar që të ndryshojë kursin, si mënyra e vetme për të hequr nga përdorimi termin popullor “Lek i ri “ – “Lek i vjetër”. (E pse duhej t’i hynte këtij “telashi” që kërkonte prerje të reja të shoqëruar natyrshëm me koston e përgatitjes dhe të prodhimit?!)

Po a ka zgjidhje kjo punë plot keqkuptime? Unë propozoj dy zgjidhje dhe jo një:

a. Do mjaftonte një ligj i ri, për të përcaktuar një kurs të ri ..

Ata që drejtojnë politikat ekonomike të këtij vendi; (Qeveria dhe Banka e Shqipërisë); deri tani nuk kanë dashur; (mbase edhe nuk kanë ditur.) Pra, sipas ligjit të ri, të përcaktohej një kurs i ri i lekut të sotëm, (le të themi apriori, 1 me 1.5, me 2, apo me 4,ose anasjelltas). Ky veprim, që do kërkojë një shpenzim për prodhimin e kartëmonedhës së re, do pak vullnet nga ministrat e Financës që shkojnë e vijnë pa iniciativë ligjvënëse, do edhe një guvernator që të marrë vesh nga kjo ndodhi e domosdoshme për ndryshim dhe përfundimisht ai të hyjë në histori si njeriu që shkuli një praktikë të keqe. Një parlament i përgjegjshëm e i ndërgjegjshëm, i ka të gjitha mundësitë që ta largojë përfundimisht këtë marrëzi që e shqetëson shoqërinë shqiptare pa rreshtur prej 57 vitesh; lek i ri – lek i vjeter….

b. Ose; emetimi i një monedhe të re me një emërtim të ri.

Ti vihet nje emër dinjitoz shqiptar, me një kurs të ri me lekun ekzistues.

Do të propozoja që monedha e re shqiptare mund të quhej “Dukat”, “Alban” apo edhe “Euroalb”. Emri pak rëndësi ka, por emetimi i një monedhe të re është një domosdoshmëri absolute sot. Kjo edhe për faktin se që nga viti 2002 e në vazhdim, në vendin tonë, krahas lekut shqipater, po përdoret edhe monedha europine “Euro” e cila këmbehet normalisht me lekun shqiptar sipas kërkesës dhe ofertës dhe konjukturave të tregut.

33


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas