Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Viti i ri politik si përsëritje e të vjetrit

by mapo.al
06/01/2012
in Arkiva 2
0

Gentian Elezi 

Winston Churchill dikur tha se Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë. Këndvështrimi i një politikani britanik, i cili kishte rol parësor në zhvillimet politike globale të kohës, i referohej sidomos ngjarjeve dhe konflikteve të shumta që karakterizonin rajonin tonë, të cilat shpesh shërbenin edhe si shkëndijë për zjarre më të mëdhenj. Kur sot studion, apo dhe thjesht vëzhgon politikën shqiptare, vjen në mendje një tjetër variant i shprehjes së britanikut të madh: duket se Shqipëria prodhon shumë më tepër politikë sesa mund të konsumojë. Sidomos duke pasur në mendje kuptimin që ka fjala “politikë” në realitetin shqiptar. Dhe pikërisht, lidhur me këtë të fundit, lind edhe diskutimi. Çfarë politike prodhohet sot në Shqipëri? A privilegjon debati politik më shumë formën apo përmbajtjen? Ndërkohë që politika duhet t’i përfshijë të dyja këto elemente, në vendin tonë ka ndodhur një shkëputje dhe një thyerje midis të dyjave. Për arsye të ndryshme strukturore, elita politike shqiptare tashmë e ka katandisur në një djerrë përmbajtësore debatin publik, duke u konfliktuar dhe duke faktorizuar vetëm aspektin e formës.



Për vite me radhë, arena politike është dominuar nga debate mbi aspekte proceduriale, forme e karrigesh, si kodi zgjedhor, vendet vakante në institucione të ndryshme, shifrat dhe indikatorët bosh, mënyrat e sjelljeve politike, dhe shumë pak hapësirë i është lënë përmbajtjes dhe alternativave politike në sektorët e ndryshëm. Këto të fundit tashmë duket se nuk janë më tërheqëse dhe asnjë nga palët nuk i konsideron interesante nga pikëpamja e betejave politike zgjedhore. Si qeveria, ashtu edhe opozita, e bazojnë gjuhën e tyre politike të debatit në aspekte të formës. Si sulmet e qeverisë, ashtu edhe pikat e kërkesave të opozitës, në shumicën e rasteve janë të përqendruara në elemente rregullash, procedurash, institucionesh, postesh, pas të cilave fshihen interesa të ngushtë të lojës politike.

Një përpjekje e mirë për ta balancuar debatin politik e për ta sjellë përmbajtjen përsëri në skenë, ishte publikimi i programit të Partisë Socialiste. Me gjithë problemet, kritikat dhe këndvështrimet e ndryshme që mund të përmbante ai draft, aspekti më i rëndësishëm dhe pozitiv ishte orientimi i ri që solli në debatin politik. Rezultatet u panë që ditët e para, kur filluan kritikat dhe diskutimet nga të dyja palët, sipas sektorëve përkatës. Ishte interesante dhe shpresëdhënëse të shikoje, për pak ditë, debate dhe deklarata me përmbajtje sipas politikave dhe alternativave përkatëse. Pavarësisht faktit se një pjesë të mirë të hapësirës e zinte diskutimi mbi taksën e sheshtë apo progresive (tjetër debat shterpë mbi formën e jo përmbajtjen, por të paktën me bazë ideologjike e programore), kishte disa përballje interesante mbi propozime sipas fushave.

Megjithatë, ‘magjia’ zgjati shumë pak. Diskutimi mbi programin dhe përmbajtjen e tij shteroi shumë shpejt dhe debati politik u orientua përsëri drejt konflikteve mbi formën. Partia Socialiste arriti gjithë atë “fitore të madhe’ duke kontrolluar procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit (me gjithë respektin për këtë figurë institucionale kushtetuese), duke iu rikthyer tërësisht kujdesit ndaj formës, aq më tepër për një post jo shumë të rëndësishëm në arenën publike shqiptare. Nuk dimë pse nuk iu mëshua asaj linje dhe programi u la në hije pak ditë më pas, duke dhënë përsëri përshtypjen e një gjetjeje marketingu politik dhe jo një vizioni dhe alternative të vërtetë e serioze.

Viti që sapo ka filluar nuk premton aspak mirë në këtë drejtim. Përmbajtja do të ketë gjithmonë e më pak hapësirë dhe do të diskutohet vetëm për formë. Reforma zgjedhore, beteja mbi Presidentin dhe diskutimet mbi strategjitë e aleancat e reja, janë të gjitha elemente që nuk prodhojnë përmbajtje dhe ‘politika’, por vetëm forma të reja dhe ‘politikë’. Kjo e fundit, në kuptimin negativ, ashtu si përdorimi që i bënte fjalës ‘histori’ Churchill, kur fliste për Ballkanin.

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

18/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
Next Post

Zbardhet në gjykatë skema me ndërtimet pa leje

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In