Aktualitet

Viti i ri shkollor, Basha: Sfidues prej pandemisë, kujdesi s’duhet të mungojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë këtë paradite një mesazh urimi për të gjithë fëmijët që nisin sot vitin e ri shkollor.






Basha shprehet se ky vit do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe familjeve.


Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre!







Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë!




Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Nën masat anti-Covid, nis sot viti i ri shkollor, mësuesit detyrim vaksinën


7


Etiketa: , ,

Pas