Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Boçi: Duhet të kishte dalë udhëzimi, qeveria dhe MA të ‘arratisur’ me pushime








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 11/08/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokrike, Luçiano Boçi në një status në Facebook shkruan se udhëzimi për fillimin e vitit të ri shkollor duhet të dalë  dhe se qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë kanë dështuar në strategjinë e arsimit.


“Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata”,shkruan Boçi.


Stausi i plotë


MINISTRIA E PUSHIMEVE


Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.
Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.
Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.
Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.
Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.
Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.
Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.
Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.
Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.
Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.
E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.
Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.
Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!
Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!


 

 


Etiketa: , , ,

Pas