Aktualitet

Vittorio Sgarbi shkakton incident në parlamentin italian, sigurimi e nxjerr jashtë me forcë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 26/06/20 |
mapo.al

Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi disa ditë më parë u vu në qendër të shtypit shqiptar pas disa deklaratave të tij në lidhje me qytetin antik të Bylisit, të cilën ai e cilësoi si qytetërim grek.



Ditën e sotme ai zuri sërish faqen e para, kësaj radhe të mediave italiane, pas një incidenti që u shënua pikërisht në sallën e parlamentit.


Vittorio Sgarbi pati një përplasje verbale me zv. presidenten e senatit Mara Carfagna përpara votimit të një ligji, e cila më pas urdhëroi përjashtimin e tij nga seanca.


Sgarbi nuk pranoi të dilte dhe përkundrazi shtoi ofendimet ndaj Carfagnas dhe deputetes tjetër të Forza Italia, Giusi Bartolazi. Menjëherë ndërhyri sigurimi e cila e ngriti peshë deputetin dhe e nxorrën përjashtë.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas