Politika

Vivian Golemi: Distancohuni nga farsa e 30 qershorit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 24/06/19 |
ro ot

Vivian Golemi, pjesë e strukturave të LSI-së dhe si një mbështetës i opozitës ka komentuar së fundmi fushatën elektorale të PS-së. Golemi shprehet se mënyra se si ‘Fressh’ po bën fushatë në tërësi dhe kryesisht në Lezhë është e pakuptimtë.






Sipas tij nuk ka nevojë për xhiro me biçikleta me bluza të stampuara me numrin 30 dhe takime elektorale në vende piktoreske, pasi qyteti i Lezhës po përballet me të tjera probleme sociale dhe ekonomike.  “Ekonomia e shumë familjeve nuk është në ato nivele sa të përmbushë nevojat dhe dëshirat e fëmijëve. Këto janë disa nga arsyet pse njerëzit protestojnë”, shprehet Golemi.


Reagimi i plotë i Golemit







Letër e hapur drejtuar Fressh Lezhë




Përshëndetje Fressh



Gjatë kësaj periudhe anormale politike më ka rastisur që të shoh postimet tuaja dhe aktivitetet në qytet, në funksion të një fushate elektorale të pakuptimtë. Kam vendosur t’ju drejtohem jo vetëm si anëtar i LSI-së ose si mbështetës i opozitës dhe kauzës së saj, por mbi të gjitha si një i ri që ndan të njëjtat hapësira publike me ju, që ndan të njëjtat halle dhe probleme si ju, që ka të njëjtën dëshirë për ta parë qytetin tonë në përmirësim të vazhdueshem si ju. Shumë nga ju i njoh, me disa prej jush jam rritur, me disa prej jush kam qenë krah për krah në fushatën e 2015 dhe duke ju njohur besoj se as juve nuk ju entuziasmon kjo llojë fushate. Qyteti i Lezhës në këto momente nuk ka nevojë për xhiro me biçikleta me bluzë të stampuar me numrin 30, e as për takime elektorale në vende piktoreske që në qytetin tonë janë të shumta. Qyteti i Lezhës sot po përballet me probleme sociale dhe ekonomike të shumta. Tashmë Lezha po kthehet në një qytet pa energji, për shkak të largimit në masë të të rinjve që me siguri janë edhe të afërm dhe miqtë tuaj. Ekonomia e shumë familjeve nuk është në ato nivele sa të përmbushë nevojat dhe dëshirat e fëmijeve të tyre. Këto janë thjeshtë disa nga arsyet që njerëzit po protestojnë. Por perveç këtyre problemeve që nuk u shfaqën sot për herë të parë, kemi të bëjmë me një situatë ku tashmë cënohet drejtpërdrejt demokracia e këtij vendi. Rinia kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo zgjedhje mono-partiake. Lezhës i nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo zgjedhje të blera. Këto janë parimet dhe vlerat europiane me të cilat jam i bindur se dhe ju pajtoheni plotësisht. Nëse jeni vërtet të rinj eurosocialist, siç besoj se jeni, nuk do bëheni pjesë e farsës zgjedhore të 30 Qershorit. Ju bëj thirrje që ju si të rinj, mos ta pranoni këtë proces që me shumë gjasa mund të çojë në përplasje civile. Kjo bie ndesh me parimet tona dhe tuajat. Ju ftoj të reflektoni për të mirën e qytetit dhe Shqipërisë. Edhe ju si ne, aspironi për një Shqipëri si gjithë Europa 🇦🇱🇪🇺!

Lexo edhe :  Dorëhiqet kreu i PD në Lezhë, drejtimin e merr deputeti Agron Gjekmarkaj

Ju uroj gjithë të mirat ju dhe familjeve tuaja!

Me respekt

Vivian Golemi

1


Etiketa: , , , , ,

Pas