Aktualitet

Vizat dhe Lotaria Amerikane, Ambasada: Mos u mashtroni






               Publikuar në : 09:42 - 20/06/19 |
mapo.al

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që të mos mashtrohen për vizat turistike, apo për vizat me Lotarinë Amerikane. Ambasada thotë se shumë qytetarë janë mashtruar nga persona të tjerë duke paguar tarifa shtesë, me premtimin se do të merrnin një vizë. Për këtë arsyje Ambasada Amerikane thotë që mos të bini viktimë e një mashtrimi.


Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas