Kryesore

Vizat, gazetari holandez: Racizëm? Pse s’u votua kundër Kosovës?






               Publikuar në : 18:10 - 21/04/19 |
mapo.al

Gazetari holandez, Vincent Triest shkruan sërish për debatin e ndezur në Shqipëri për mundësinë e rikthimit të vizave nga Holanda.


Sipas tij, po abuzohet me pretendimet se ky ishte veprim racist pasi parlamenti holandez nuk bllokoi Kosovën, por vetëm Shqipërinë.



STATUSI I GAZETARIT

Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri:

Një nga abuzimet e shumta, që po dëgjoj në debatin për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders.” Në fakt, mocioni në Parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders, por nga 4 partitë kryesore në vend (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra, kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë qeverisëse.

Një tjetër provë që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është që atë ditë u hedh poshtë me një shumicë të madhe propozimi që do bllokonte Kosovën që të liberalizojë vizat. Ndërsa për mocionin e Holandës 105 deputetë ngritën dorën, për mocionin e Kosovës vetëm 48.

Kjo për shkak se ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarm nga Policia dhe Prokuroria Holandeze. #FactsMatter


Etiketa: , , , ,

Pas